Ballkani do kalimin e grupeve, sot pret me stadiumin plot turqit e Sivaspor! Trajneri Daja: Do jetë më e vështirë se fitorja e parë

13 Tetor 2022, 14:54

Me një stadium të mbushur plot e përplot në Prishtinë Ballkani i Suharekës do të luajë sonte ndeshjen e kthimit kundër Sivaspor për grupet e Conference League. Trajneri Daja thotë se do jetë një 90 minutësh Akoma më delikat se ai në Turqi një javë më parë, ndërsa futbollisti Qëndrim Zyba thotë se forca e ekipit vjen për shkak se kundërshtarët i nënvlerësojnë.