Ballkani i Hapur, hapet pika e përbashkët kufitare me Malin e Zi në Grabom të Malësisë së Madhe, Rama: Qëllimi ynë që njerëzit të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE

3 Gusht 2021, 15:32 | Përditesimi: 3 Gusht 2021, 17:17

Është hapur sot në Grabom të Malësisë së Madhe një pikë  e përbashkët kufitare me Malin e Zi, në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Grabom.

I pranishëm në Grabom, Rama në fjalën e tij në ceremoni është shprehur se në këtë pikë të re kufitare me Malin e Zi qëllimi është që njerëzit e rajonit të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE.

KT/Shqiptarja.com