Ballkani i Hapur, Rama: Morëm mbështetje shumë të fortë, e bëjmë në interes të Shqipërisë, jo Serbisë

7 Prill 2022, 11:58

Kryeministri Edi Rama tha se shifra 59% e qytetarëve që kanë votuar pozitivisht pro Ballkanit të Hapur, në kuadër të rezultateve të Këshillimit Kombëtar, tha se është një mbështetje shumë e fortë.

‘59% është mbështetje shumë e fortë, pavarësisht se për të tjerat ka edhe mbështetje shumë më të forta. Nuk kam pritur luftën për politikat e jashtme të Serbisë. Nuk ka qenë vendimmarrja ime, që në Ballkan të gjendet dhe Serbia. Serbia është aty duam apo nuk duam ne. Është një fqinje që do të jetë aty gjithmonë. Marr parasysh këto dy gjëra marrëdhëniet e fqinjësisë me Serbinë janë shumë të rëndësishme edhe për faktin e ndryshimit mes nesh dhe tyre. Shqipëria, Ballkanin e Hapur nuk e bën për Serbinë, por për veten e vet, nuk mbron interesat e Serbisë por interesat tona. Ballkani i Hapur është një nisëm interesash konverguese. Çdo konvergjencë i shërben paqes, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik dhe social. Ballkani i Hapur është në interes të gjithë shqiptarëve edhe i Kosovës, por unë jam udhëheqës i Shqipërisë dhe jo i Kosovës.’- tha Rama.

    No videos found.