Kantieri i ndërtimit në lotin 2 të aksit Korçë-Ersekë po ecën me ritme të shpejta ku vetëm në 8 muaj punime, është kryer 57 % e volumit të punës. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ndoqi nga afër punimet në këtë segment duke thënë se me ecjen e shpejtë të punimeve ky projekt do të përfundojë gati 1 vit para afatit zyrtar.
Punimet në këtë segment Korçë-Ersekë nisën më tetor 2020 dhe afati zyrtar i mbarimit është tetor 2022. Balluku tha se ky aks do të shkurtojë kohën me 20 minuta dhe pritet të hapet në tetor të 2021.
















