Balluku inspekton punimet në aksin Korçë-Ersekë: Punimet mund të mbyllen një vit para afatit, shkurton kohën me 20 minuta

3 Korrik 2021, 14:39 | Përditesimi: 3 Korrik 2021, 14:39

Kantieri i ndërtimit në lotin 2 të aksit Korçë-Ersekë po ecën me ritme të shpejta ku vetëm në 8 muaj punime, është kryer 57 % e volumit të punës. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ndoqi nga afër punimet në këtë segment duke thënë se me ecjen e shpejtë të punimeve ky projekt do të përfundojë gati 1 vit para afatit zyrtar.

LR/Shqiptarja.com