Balluku inspekton punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe: Është realizuar 50% e punimeve! Para 31 gushtit hapim tunelin e 5

2 Gusht 2021, 09:15 | Përditesimi i fundit: 2021-08-02 13:14:07

Para datës datës 31 gusht do të hapet loti i 5 i Unazës së Re në Tiranë. Kështu ka deklaruar ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku teksa ka inspektuar punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, në lotin dy, segmenti Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta - Sheshi Shqiponja.

Në këtë segment tha Balluku deri më tani janë realizuar 50% e punimeve dhe po avancojnë përditë për ta përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve. Ministrja ka theksuar se brenda vjeshtës synohet të lidhet edhe zona e Saukut me Maternitetin e Ri.