Balluku kërcënoi dëshmitarët? Rama: Prokurorët e SPAK emocional, si kërkohet koka e një të zgjedhuri me muhabet telefoni

9 Mars, 12:17 | Përditesimi: 9 Mars, 12:17

Kryeministri Edi Rama thotë se SPAK ka vepruar në mënyrë emocionale sa i takon rastit të Belinda Ballukut, duke çuar në Kuvend kërkesën për arrestimin e saj pasi Kushtetuesja vendosi pezullimin e vendimit të GJKKO për pezullimin e saj nga detyra. Rama thotë se SPAK solli si provë të re një inicizim mes një të pandehure dhe një bashkëbisedueseje ku pretendohet se Balluku e ka kërcënuar të ndryshojë dëshminë. Rama tha se kjo nuk ishte një provë e re, por SPAK e nxori pas vendimit të kushtetueses, duke thënë se erdhi në Kuvend dhe kërkoi kokën e një zgjedhuri me muhabete telefoni.

 

I.M/Shqiptarja.com