Ballukut i shtohet akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave! SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi: E mori si ryshfet për tenderët 1 mln € kur drejtonte Albcontrol! E fshehu në emër të Igli Tares

4 Qershor, 17:49 | Përditesimi: 4 Qershor, 17:49

Në dosjen Balluku, SPAK ka marrë nën hetim për pastrim parash edhe ish-futbollistin e kombëtares, Igli Tare. Në emër të tij, ish-numri 2 i qeverisë kishte fshehur një vilë në dykatëshe me vlerë 145 mijë euro në resortin “White Rocks” në Dhërmi. Balluku dyshohet se e mori këtë tender si ryshfet për të favorizuar një kompani së cilës iu dhanë dy tenderë.

    A.M/Shqiptarja.com