Bamir Topi: Berisha arkitekt i shkatërrimit të parlamentarizmit në 2008, sot qahet kot! (18 tetor 2023)

19 Tetor 2023, 08:20

Një javë pas tragjedisë së Gërdecit u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare, dhe pati tentativa që ngjarja të faturohej shërbimeve të huaja. Ish presidenti Bamir Topi, i cili atëherë ka qenë në krye të shtetit, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, tha se të gjitha diskutimet në mbledhje janë të arkivuara. I rezervuar, por dha një koment sa i përket rihapjes hetimet për çështjen, duke e quajtur pozitive.