Bamir Topi: Sali Berisha, stërmbullar i mungesës së shpresës dhe arkitekt i së keqes brenda opozitës! ‘Luftën' e bën për interesa personale

24 Maj 2023, 21:55

Ish presidenti Bamir Topi deklaroi mbrëmjen e sotme se Sali Berisha është e keqja më e madhe e opozitës, duke e konsideruar këtë të fundit si ‘arkitektin e së keqes brenda së djathtës’. I ftuar në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, Topi nënvizoi se tashmë koalicioni Berisha-Meta nuk ngjall më asnjë shpresë tek qytetarët të cilët janë të lodhur nga kjo qeverisje dhe kjo retorikë politike.