Banka Botërore lë të pandryshuar projeksionin e rritjes ekonomike për Shqipërinë më 2022, e ul me 1.3 pikë % më 2023

5 Tetor 2022, 17:48

Banka Botërore la të pandryshuar parashikimet për rritjen ekonomisë këtë vit. Në publikimin e sotshëm, “Mbrojtja Sociale për Ringritje” Banka njoftoi se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.2% këtë vit, ndërsa më 2023 ritmet e rritjes do të jenë 2.3%, ulje me 1.2 pikë për qind në krahasim me parashikimet e pranverës.