Banorët e Postribës në protestë, bllokojnë rrugën: Uji që na vjen në çezma s’është as për bagëtinë! Detyrohemi ta blemë! Administratori: Problem sa herë ka shi

29 Dhjetor 2021, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2021-12-29 15:09:40

SHKODËR- Banorët e 5 fshatrave të njësisë administrative Postribë kanë protestuar duke bllokuar rrugën pranë Urës së Mesit. Shkak i protestës është bërë uji i pijshëm i cili është tej mase i ndotur. Ato paguajnë rregullisht ujin e pijshëm, por nga ana tjetër detyrohen të paguajnë çdo ditë duke blerë ujin për konsum se ai që u vjen në çezma është i pistë. Banorët fajësojnë një kompani private e cila po zhvillon një gurore duke bërë ndërhyrje sipas tyre në burimet e ujit.