Qindra banor të Zadrimës në Njësitë Administrative Kallmet e Blinisht ndodhen pa energji elektrike, prej 12 orësh.
Kjo situatë është e vazhdueshme për shkak të amortizimit të rrjetit në të cilin nuk është investuar prej dekadash.
Ndërkohë, mungesa e energjisë po penalizon qindra familje si dhe shumë biznese që ndodhen në këtë zone, kryesisht në Fishtë, i cili është edhe një fshat turistik.