Banorët kundër paneleve diellore, mësyejnë Këshillin Bashkiak të Bulqizës! Shtyhet mbledhja

30 Prill, 17:01 | Përditesimi: 30 Prill, 17:01

Banorët e Gjoricës në Bulqizë u mblodhen para Këshillit Bashkiak duke kundërshtuar dhënien me qira të tokave shtetërore për ndërtimin e paneleve fotovoltaike, pasi pretendojnë se projekti cenon kullotat. Për shkak të tensioneve dhe pranisë së forcave të policisë, mbledhja u shty për një datë tjetër.

I.M/Shqiptarja.com