Banorët e shqetësuar thonë se rruga do të jetë e bllokuar deri në orën 12:00 të mesditës së sotme, ndërsa nëse nuk ka zgjidhje do të vijojnë edhe ditët e tjera. Sa i përket prezencës së forcave të policisë, njëri prej protestuesve paralajmëron se do të reagojnë ndryshe nëse do të ushtrohet dhunë.
"Për të blerë bukë, duhet ti biem nga Vora. Nuk çojmë dot fëmijët në shkollë. Unë e kam marrë vesh pardje, nuk dimë asgjë. Nuk ka asnjë rrugë, vetëm nga Fushë-Kruja. Është planifikuar protesta 10-12. Deri me 12 nuk do të lëvizim. I kemi njoftuar të gjithë. Këtu është planifikuar vendi. Nesër nga 6 orë do rrimë këtu derisa të hiqen tabelat. Nuk gjendet zgjidhet me këta. Shihe çfarë ka bërë kryeministri jonë. Ne nuk kemi ardhur me shkopa gome. Ne kemi ardhur me duar në xhepa. Nëse njëri nga banorët e Rinasit preket me dorë, atëherë keni për ta parë se kush janë banorët e Rinasit", thonë banorët.
“Për 100 metra rrugë duhet të bëj 60 km, duhet të shkoj në Vorë, në kthesë të Kasharit e të kthehem”, thotë një tjetër banor.

















