Bardhi mandatohet për negociatat me ‘Rithemelimin’: Flasim me Palokën, për Berishën s'kemi ndryshuar mendim! Ish-Kryeministri: S'kam dhe s'pranoj kushte

10 Tetor 2022, 18:06 | Përditesimi i fundit: 2022-10-10 21:59:03

Pasi Sali Berisha i shtriu dorën Enkelejd Alibeajt për bashkëpunim, grupi parlamentar i PD ka mandatuar Gazmend Bardhin që të gjejë çdo mundësi bashkëpunimi me Rithemelimin në mënyrë që opozita të shkojë në zgjedhjet vendore të 2023 me 1 kandidat të përbashkët.