Bardhi 'ndëshkon' Bashën, e çon nga karrigia e ul Nallbatin! E heq dhe nga delegacioni i KiE! Pranë vetes merr Flamur Nokën

2 Shtator 2024, 19:33

Sesioni i ri parlamentar, i cili paraprin zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 ka nisur me ndryshime për Lulzim Bashën. Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka vendosur të ndryshojë vendet e deputetëve të opozitës. Kështu, Lulzim Basha është spostuar në fund të sallës dhe në vendin ku dikur ulej ish kryetari i PD-së, ngjitur me Bardhin tani është caktuar Bledjon Nallbani.