Basha: BE është e vetmja rrugë për ne! Roth: Integrimi nuk varet vetëm nga qeveria por dhe opozita!

28 Maj 2021, 11:58 | Përditesimi: 28 Maj 2021, 16:50

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth ka mbërritur në selinë blu ku do të zhvillojë një takim me kreun e PD Lulzim Basha.

" Një mundësi të artë për shqiptarët dhe demokracinë dhe për të ecur para me integrimin, Për PD nuk ka mundësi më të mirë për të ndryshuar vendin se sa procesi i integrimit që është i bazuar tek arritje dhe meritat dhe për fat të keq me këto zhvillime siç e kemi parë Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për sa i përket arritjeve që janë rënduare dhe më shumë me zgjedhjet e 25 prillit. Ne kemi bërë gjithçka në dorën tonë duke filluar me konsensusin e reformës në drejtësi dhe atë të reformës zgjedhore të 5 qershorit, por qeveria i shkeli të dyja këto. Ajo që i kam kërkuar Roth është të flasin dhe të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë", tha Basha." Të gjithë problematikat duhet të qartësohen dhe tu drejtohen institucioneve. Ne i besojmë ODIHR dhe i besojmë vlerësimit të tij për zgjedhjet. Unë jam dakord me Lulzim Bashën kur thotë se e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme nuk varet vetëm nga qeveria e një vendit por edhe opozita e këtij vendi. Besoj që të gjendet një ton konsultimi dhe një marrëdhënie e drejtë mes qeverisë dhe opozitës. Jam në politike prej 23 vitesh dhe kam qenë edhe në opozitë dhe në qeveri dhe të dyja këto element janë njësoj të rwndwsishme për një demokraci të gjallë dhe ne nuk jemi armiq të njwri tjetrit por kundërshtar dhe parlamenti është vendi i duhur për të çuar para debatet. KE në muajt e shkuara ka vlerësuar nëse janë përmbushur kushte e Shqipërisë për nisjen e negociatave dhe mbajtjen e konferencës dhe komisionin arriti në një gjykim pozitiv dhe i është bashkuar dhe qeveria federale dhe besojmë se më 22 qershor të mbërrijmë në celjene negociatave dhe mbajtjen e konferencës së parë", tha Roth

Dje, Roth zhvilloi një takim dhe me kryeministrin Edi Rama. Gjatë konferencës së përbashkët ai tha se faktet janë të qarta në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe se të dyja shtetet kanë plotësuar kushtet dhe duhet të nisin menjëherë negociatat për anëtarësim.

Për Gjermaninë tha ai përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat të BE-së me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet.

b.ha./Shqiptarja.com