Basha i del në krah Metës: Ka mbështetjen tonë të plotë për referendumin, ishte një nga 5 pikat e PD-së (

24 Nëntor 2019, 21:35

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dalë në mbështetje presidentit Ilir Meta për idenë e referendumit, por njëjtë si kreu i shtetit, as kryedemokrati nuk ka shkuar përtej retorikës politike duke mos e specifikuar thelbin e këtij referendumi.

Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët në selinë blu, pas takimeve në Kroaci dhe Gjermani, Basha tha se referendumi ka qenë një nga 5 pikat e platformës së PD-së dhe bëhet fjalë për propozimet e demokratëve për Reformën Zgjedhore, të prezantuar më herët lideri opozitarPika pestë e kësaj platforme për të cilën Basha i vuri kusht Ramës "për ta zbatuar ose të largohej", flitej për referendumin në përgjithësi, jo për një çështje konkrete, si mundësi për një vendimmarrje të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Basha komentoi edhe thirrjen e Metës për një "8 dhjetor" të dytë", për të cilin tha ishte një ide e mirë, por la të kuptuar se PD-ja nuk do t'i bashkohet pasi dialogu i tij i vetëm me qytetarët do të vijë përmes "Rrugëtimit për Shqipërinë" në çdo qytet të vendit. Ndërkohë, paketën speciale AntiKÇK, për të cilën kryeministri Rama tha se do të merrte jetë ditën e nesërme, Basha e ka quajtur një polici partiake, strukturë paralele që synon të dëmtojë SPAK-un dhe BKH.

Sa i përket Reformës Zgjedhore, kryedemokrati njoftoi se PD-ja do të ketë gati në fillim të dhjetorit platformën.