Basha nga Lushnja sulmon kritikët: Bukëshkalë që i shërbejnë qëllimit të Ramës për të na përçarë prej 4 vitesh

1 Qershor 2021, 15:58 | Përditesimi: 1 Qershor 2021, 16:59

Nga Lushnja, ku zhvilloi një bashkëbisedim me demokratët e këtij qyteti në kuadër të garës për kryetar të PD-së, Lulzim Basha sulmoi kritikët e tij duke i konsideruar bukëshkalë dhe si shërbyes të qëllimeve të Ramës për ta përccarë PD-në, qëllim që vijon të jetë prezent sipas Bashës që prej 4 vitesh e në vijim.

"Katër vite me radhë, katër faktorë që  e hiqnin veten sikur kishin dalë nga PD-ja megjithëse unë ua kam thënë ju e ua kam thënë shqiptarëve nga mediat se nuk ka parti  që ka dalë nga PD-ja,  ka krijesa që ka sponsorizuar Edi Rama disa prej tyre bukëshkalë që kanë shkelur mbi sakrificat e lushnjarëve dhe banorëve të Divjakës për interesat e tyre personale dhe me 25 prill e morën përgjigjen, në Divjakë, Lushnje dhe në të gjithë Shqipërinë dhe shkuan aty ku e kishin vendin. 

Nuk ia doli dot as të na  zvogëlojë, as të na përçajë. Manovrat e përçarjes, pykat e përçarjes iu thyen ndërsa ne jo vetëm nuk u zvogëluam por u rritëm, u bëmë më të fortë, u bëmë më të mëdhenj dhe pa diskutim jemi sot spiranca e vetme e shpresës së shqiptarëve për ndryshim siç kemi qenë tash 30 vjet për dy arsye kryesore: për vlerat që bashke ndajmë dhe prej bashkimit që kemi ditur ta kthejmë në një armë të fuqishme në kohën e agresionit ndaj nesh", tha Basha.

Ai i bëri thirrje demokratëve që të të bien në atë që ai e quajti grackë apo "lojë tinëzare dhe cinike të atyre që e konsiderojnë demode, të vjetruar qëndrimin tonë ndaj kriminalizimit të politikës, asaj që në fakt është instrumenti i vetëm i kundërshtarit prej 8 vitesh.  Sikundër duhet të refuzojmë me përçmim përmbysjen e vlerave që tregojnë me dashje apo pa dashje ata që vjedhin zgjedhjeve e quajnë sukses dhe hajdutin njeri të suksesshëm.  

Lulzim Basha e konsideroi Kryeministrin Rama si personin që 'vodhi shpresën e shqiptarëve', duke garantuar që nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me të.

 

b.ha./Shqiptarja.com