Basha përjashton Berishën nga Grupi i PD-së

10 Shtator 2021, 07:34

Pas më shumë se 30 vite, Sali Berisha nuk do të ulet në Kuvend si deputet i partisë Demokratike, pasi sot ai u përjashtua nga grupi parlamentar demokrat që vetë e themeloi në 1990. "Fundi" i erdhi nga "i biri shpirtëror", personi që futi vetë në parti dhe e katapultoi atë në postet më të larta, Lulzim Basha. Berisha nesër në Kuvend do të shkojë si deputet i pavarur.