Basha: Presim mandate deputetësh në të gjitha qarqet, Tirana ka vëmendjen kryesore! Mbështetje dhe nga diaspora, nuk bashkëpunojmë me të korruptuarit

5 Maj, 17:07 | Përditesimi: 5 Maj, 17:07

Lulzim Basha tha se Koalicioni Euroatlantik ka një mbështetje të madhe qytetare si brenda vendit, ashtu edhe në diasporë. 

Ai u shpreh optimist edhe në rezultatin që do marrin më 11 maj, duke u shprehur se pretendojnë deputetë në të gjitha qarqet dhe në veçanti në të mëdhatë, ku edhe sistemi elektoral e mundëson. 

Por përqendrimi mbetet Tirana, e cila ka edhe numrin më të madh të votuesve dhe mandateve.

r.k./Shqiptarja.com