Basha sërish kryetar i PD, Murrizi: S'ishte garë, betejë e stisur! Shkarkimi i Metës? Kundërshtari im në politikë prej 30 vitesh, shyqyr që më 'erdhi në dorë'

16 Qershor 2021, 18:21

Një betejë të stisur e ka konsideruar deputeti Myslim Murrizi garën për kryetar të PD, zgjedhje që i fitoi sërish Lulzim Basha. Ndërsa u ndal te votimi në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Murrizi tha se e kishte dhënë "me qejf të madh" votën e tij pro, duke e konsideruar Metën kundërshtarin e tij politik prej 30 vitesh.