Basha tha se PD nuk do kthehet në bunker të Berishës, Vokshi: Distancohem! Nuk na la të diskutomin për zgjedhjet në FRPD dhe LDGSH

8 Nëntor 2021, 15:11 | Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 15:48

Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e grupit parlamentar, ku pasdite pritet të mbahet edhe seanca plenare. Pjesë e takimit ishte edhe Albana Vokshi, kryetare  e Lidhjes së Gruas në PD, që është përplasur së fundmi me Bashën pasi ai shpalli zgjedhjet për FRPD dhe Lidhjes së Gruas në PD duke e cilësuar në shkelje të statutit dhe uzurpim nga kryetari i këtyre strukturave paralele të PD

Duket se tensionet mes tyre nuk janë shuar pasi edhe ditën e  sotme pas mbledhjes, Vokshi tha se distancohet nga deklaratat e Bashës një ditë më parë, ku tha se PD nuk do të kthehet në bunker të Berishës dhe se ai po shërben si tub oksigjeni për regjimin e Ramës.

r.k./Shqiptarja.com