Basha uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Zoti ju begatoftë ju dhe familjet tuaja!

13 Maj 2021, 10:24

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar në Komitetin Mysliman të Shqipërisë të gjithë besimtarët myslimanë.

‘Të gjithë besimtarëve myslimanë nga zemra ju uroj gëzuar Fitër Bajramin agjërim të pranuara, lutje të pranuar, shpresë të ripërtëritur, zoti ju begatoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë.’-tha Basha.