'Bashkëqeverisja' debate në komision, Alibeaj: Kjo është tallje e madhe me ligjin, e gjitha propagandë! Bushka: S'mund të merrni rolin e Gjykatës, po shtrembëroni projektligjin

2 Nëntor 2021, 17:59 | Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 19:23

Mbledhja në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate, ku po diskutohet projektligji për ‘Bashkëqeverisjen’. Nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj ironizoi disa nene të projekt-ligjit dhe tha se ai është nga fillimi në fund propagande. Ndër të tjera në fjalën e tij deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ka thënë se ky ligj për të është i pa dobishëm, pasi cungon edhe ligjet e tjera pasardhëse. Ndërkohë që relatorja e komisionit Klotilda Bushka i tërhoqi vëmendjen duke theksuar se Alibeja po shtrembëron ligjin.

 

KT/Shqiptarja.com