Bashkia e Tiranës nis riparimin e 288 pallateve të dëmtuara lehtë nga tërmeti, përfshin edhe sistemimin e hapësirave të përbashkëta

25 Maj 2021, 17:44

Pallatet që kanë pësuar dëme të lehta nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet po riparohen nga Bashkia e Tiranës. Aktualisht, në të gjithë territorin e Tiranës ka nisur aksioni që do të rivitalizojë edhe shumë prej pallateve të vjetra, pasi kjo nismë, e para e këtij lloji, do të përfshijë edhe lyerjet dhe sistemimet e hapësirave të përbashkëta