Bashkia u kërkon të lirojnë zyrat! Sherr dhe përplasje fizike te zyrat e FRD, Meta kërcënon policët

12 Mars 2021, 13:59

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është përfshirë në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kjo sepse sipas Metës, kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike. Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. Report Tv sjell video nga “përleshja” e Metës, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të Presidencës, Edmond Panariti. Kreu i shtetit ka degjeneruar në një sjellje aspak të hijshme për një president për të mbrojtur zyrat e FRD-së, në një kohë kur vetë Sali Shehu përpiqet në një moment që ta qetësojë.