Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, Macron: Jetoi dhe krijoi si njeri i lirë në një vend diktatorial! Mishëroi forcën e shpirtit europian

2 Korrik, 13:20 | Përditesimi i fundit: 2024-07-02 14:50:58

Presidenti francez, Emmanuel Macron përkujton kolosin e letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta paraditen e 1 korrikut. Me një mesazh të ndarë përmes Pallatit Elyse, Macron vlerëson krijimtarinë e pashoq të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.