Basketboll/ 'Thyhet' Partizani, vajzat e Flamurtarit kampione të Shqipërisë

3 Maj 2023, 16:17

Kategoria e Parë në basketboll për femra ka mbyllur sezonin play-off, duke mësuar edhe skuadrën fituese në elitën e koshit shqiptar. Me fitoren 73-80 në "Asllan Rusi" kundër Partizanit, Flamurtari i vajzave mban kurorën e kampiones.