Bayern Munich tregon forcën me Interin, Asllani luan 90 minuta!

2 Nëntor 2022, 13:18

Champions League zhvilloi mbrëmjen e së martës disa nga ndeshjet e fundit në grupe. Në 18:45 radha ishte për grupin B. Porto fitoi pastër 2-1 me Atletico Madrid, duke bërë që spanjollët të renditen të fundit në grup, duke mos qenë as në Europa League. Barazimi 0-0 i Leverkusen dhe Brugge solli kalimin e gjermanëve në Europa League, si skuadra që mban vendin e tretë në grup. Belgët e Brugge luajtën të qetë, duke ditur se kalimin më tej e kishin të sigurt.