BE 30 mld euro Ballkanit por duhet treg rajonal/Integrimi,Tirana peng i Shkupit?

11 Qershor 2021, 07:18

Emisioni Repolitix trajtoi samitin e Tiranës së vendeve të Ballkanit Perëndimor ku komisioneri i BE për zgjerimin deklaroi planin e investimeve prej 30 mld euro në këtë rajon ndërsa nevojitet që 6 vendet të krijojnë tregun rajonal. Temë e emisionit ishte dhe integrimi me mbajtjen e konferencës së parë, ku duket se për Shqipërinë ska pengesa ndërsa mbetet i pazgjidhur ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. A mund ta penalizojë Shqipërinë problemi i Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë? Të ftuar në studio Teuta Vodo sekretare për marrëdhëniet me Jashtë në PS, Endri Shabani drejtues i Nismës Thurje, Plator Nesturi diplomat dhe Majlind Lazimi ekspert ekonomi