BE diskuton propozimin e SHBA mbi pezullimin e patentave të vaksinave anti-COVID! Merkel kundër, Draghi e mbron: Është në të mirën e përbashkët!

7 Maj 2021, 14:24

Propozimi i administratës Biden për pezullimin e patentës për vaksinat kundër COVID-19, ngjalli shpresa të mëdha për dhënien fund të nacionalizmit të vaksinave dhe mposhtjen e pandemisë. Menjëherë pas deklaratës së Biden, BE dhe presidentja e komisionit evropian ishin të  gatshëm për të diskutuar një hap të tillë, me liderët e unionit. Një pikë kthese në luftën ndaj pandemisë por që u përplas me dyshimet e Gjermanisë dhe pakënaqësinë e grupeve farmaceutike.