BE fton 17 vende jo anëtare në samitin e Pragës, të pranishme edhe vendet e Ballkanit Perëndimor

23 Shtator 2022, 16:16

Nisma e presidentit francez Emmanuel Macron për të krijuar një Komunitet Politik Evropian po nis të kristalizohet. Takimi i parë i këtij komuniteti të ri pritet të jetë në Pragë të Çekisë, e cila këtë gjashtëmujor është presidente e radhës së BE-së. Siç bëjnë të ditur burime të DW në Bruksel, kryesia çeke e radhës, krahas 27 anëtarëve të BE-së, ka ftuar në samitin joformal, edhe 17 vende të tjera jo anëtare të BE-së. Ftesat iu nisën të enjten, 22.09.22 kancelarive të këtyre vendeve, bëhet e ditur nga një zyrtar i BE-së në Bruksel.