Në Versajë pranë Parisit janë mbledhur në një samit dy ditor (10.03 - 11.03) kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së. Në qendër të diskutimeve është situata në Ukrainë pas sulmit nga Rusia si dhe problemi i furnizimeve me gaz në vendet e BE-së. Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz përpara se të nisej për në Versajë tha, se „është shumë e rëndësishme, që ne të vazhdojmë të ndjekim më tej ato për çfarë kemi vendosur në të shkuarën". Në këtë kontekst ai iu referua Marrëveshjes së Asocimit, që ka vendosur BE-ja me Ukrainën në vitin 2017 dhe që synohet thellimi i raporteve politike dhe ekonomike. "Ky është kursi, që ne duhet të ndjekim."
Ngjashëm është shprehur edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte: „Disa vende të Ballkanit Perëndimor po përpiqen prej dhjetë vjetësh të bëhen anëtarë të BE-së, kini parasysh Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut." Disa shtete të BE-së insistojnë ashtu si edhe vet Ukraina për një anëtarësim të shpejtë të vendit pas sulmit të Rusisë.

















