BE mbledh ministrat e Jashtëm, konferencë e jashtëzakonshme për situatën Izrael-Palestinë

16 Maj 2021, 14:20

Nga ana tjetër shefi i politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Josepf Borrel në një shënim në Twitter lajmëroi se ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të ministrave të Jashtëm të BE-së ditën e martë. Borrel shton se BE do të diskutojë sesi mund të kontribuojë më mirë për t'i dhënë fund dhunës aktuale.

'Në funksion të përshkallëzimit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës dhe numrit të papranueshëm të viktimave civile, unë jam duke thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të BE të Martën. Ne do të koordinojmë dhe diskutojmë se si BE mund të kontribuojë më mirë për t'i dhënë fund dhunës aktuale'- tha Borell.

Ditën e sotme pritet që të zhvillohet edhe një takim Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar në lidhje me shpërthimin e ashpër të luftës mes Palestinës dhe Izraelit. Presidenti i SHBA Joe Biden telefonoi z. Netanyahu dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas për të shprehur shqetësimin në lidhje me situatën.

Që nga fillimi i luftimeve që nisën ditën e hënë, të paktën 174 njerëz janë vrarë në Gaza, përfshirë 47 fëmijë dhe 29 gra, me 1,200 të plagosur, sipas ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamas. Izraeli thotë se dhjetëra militantë janë mes të vdekurve. Dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga sulmet e militantëve ndaj Izraelit, thonë zyrtarët izraelitë.