Begaj shpalli zgjedhje në Tiranë/ Karanxha: GJK të shprehet

2 Tetor, 22:31 | Përditesimi: 2 Tetor, 22:31

Presidenti Bajram Begaj, dekretoi 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve të pjesshme për 6 bashki në vend përfshirë edhe Tiranën, pavarësisht ankimimit të Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.

Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar mbrëmjen e sotmë në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv tha se Gjykata Kushtetuese duhet që të mblidhet dhe të jap një vendim lidhur me ankimin e Veliajt.

Sipas tij, kjo është një çështje që ka nevojë urgjente për një vendim.  

A.A/Shqiptarja.com