Bekim Balaj fiton Topin e Artë dhe Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja arbitri i vitit, Berat Gjimshiti lojtari më i mirë i Kombëtares

28 Janar, 14:39

Ndahen çmimet për më të mirët e vitit 2024 në futbollin shqiptar. Bekim Balaj është fituesi i "Topit të Artë" dhe “Këpucës së Artë” në kampionatin “Abissnet Superiore”. Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.