Belind Këlliçi prezanton kandidaturën për primare në Partinë Demokratike duke thënë se do të jetë i kundërti i modelit të Erion Veliajt, për të cilin thotë se për 8 vite e bëri Tiranën qytet të pajetueshëm.
“Kam vendosur të kandidoj në këto primare të PD, të parat për forcën tonë politike. Me votën e anëtarësisë dhe kandidaturave do zyrtarizohen kandidatët. Mbërritja në këtë vendim ka ardhur pas konsultave. Vendimi u arrit për disa arsye.