Belinda Balluku mban peng rindërtimin e 40 shtëpive në Lezhë, 64-vjeçarja prej 3 vitesh jeton në barakë! Bashkia: Kemi kërkuar rritje fondesh

27 Maj 2023, 16:23

Kanë kaluar më shumë se 3 vite nga tërmeti dhe në Lezhë ende nuk ka nisur puna për ndërtimin e shtëpive individuale. Mes 40 familjeve të pastreha është dhe Shaqe Leka që jeton e vetmuar në kasolle! Report TV u interesua në Bashkinë e Lezhës ku mësoi se prej 5 muajsh pritet rritja e fondeve nga drejtoria e Rindërtimit në varësi të ministres, Belinda Balluku.