Belsh/ Po digjte mbeturinat në tokën e tij, 64-vjeçari shkrumbon 40 ha me pyje dhe ullinj! Policia e arreston

22 Korrik, 12:33 | Përditesimi: 22 Korrik, 12:33

Cërrik- Ndezi zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën një sipërfaqe toke me ullinj dhe pyll, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 64-vjeçari i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin  Shegas, kurse Policia e Cërrikut njoftoi sot se ka zbardhur dinamikën dhe autorësinë, teksa identifikuan dhe arrestuan në flagrancë H. M., 64 vjeç, banues në këtë fshat.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë ulliri dhe një sipërfaqe pylli, në total rreth 40 ha”, bëri me dije policia. 

r.k./Shqiptarja.com