‘Bëmë baba të të ngjaj’, goditi me grusht arbitrin në Gramsh, i ati i presidentit kishte hyrë me makinë në stadium kur ishte kryebashkiak

3 Mars 2023, 07:30 | Përditesimi i fundit: 2023-03-03 07:37:57

Detaje të reja janë zbuluar nga episodi i djeshëm i dhunës në kategorinë e dytë të futbollist në Shqipëri ku gjatë ndeshjes mes Gramshit dhe Valbonës, presidenti i klubit të Gramshit, Andrit Bici dhe babai i tij, Dritan Bici kanë goditur me grusht arbitrin pasi ky i fundit akordoi penallti në favor të skuadrës së Valbonës.