'Bën si engjëll i këtyre historive', Ndreu për deklaratat e Berishës lidhur me shembjet në Theth: Është shkaktari i kaosit urbanistik në vendin tonë

15 Korrik, 20:15 | Përditesimi: 15 Korrik, 20:15

I ftuar në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se deklaratat e Sali Berishës kundër aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth janë fallco. Për më tepër, Ndreu e quajti kreun e Partisë Demokratike si shkaktarin kryesor të kaosit urbanistik në vendin tonë.

“Berisha nuk di ku i bie Thethi. Nuk ka qenë asnjëherë. Nuk merrem me Berishën fare. Është një njeri që do kështu rastesh për të dalë si engjëll i këtyre historive. Është shkak i shkatërrimit të këtij vendi, i këtij kaosi urbanistik. Ky s’ka të drejtë me fol fare. Kur flet ky për urbanizim, këtu nuk kam më argument”,- tha Ndreu.

r.k./Shqiptarja.com