Benedikti XVI përcillet për në banesën e fundit, ceremonia u drejtua nga Papa Françesku: Mirënjohjës për përkushtimin dhe urtësinë e tij

5 Janar 2023, 20:19

Në Vatikan, përmes një ceremonie kishtare, është varrosur Papa Benedikti XVI, i cili vdiq më 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare. Mijëra persona u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit për varrimin Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, i cili bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku.