Bënte manovra të rrezikshme me makinën luksoze në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari! Ishte i droguar, gjobitet me 60 mijë lekë dhe i pezullohet patenta

29 Mars 2023, 11:32

Një 25-vjeçar i identifikuar si B.K., është arrestuar nga policia e Tiranës se kryente manovra të rrezikshme në zona të banuara. Ai lëvizte me një automjet luksoz tip ‘Benz Cls’ në zona të banuara, ku ecte me shpejtësi.