Beogradi goditet nga një stuhi breshëri

5 Gusht 2023, 17:32

Një stuhi me breshër e ka goditur Beogradin pasditen e 5 gushtit, duke bërë që uji të rrjedhë nëpër rrugët qendrore të kryeqytetit serb.

Stuhia u shoqërua nga erëra të forta dhe shi, si dhe nga një rënie e madhe në temperatura.