Avokati Idajet Beqiri akuzoi kreun e PD-së Sali Berisha se ka bërë që prej viteve 9-të politikë antikombëtare në favor të Greqisë dhe Serbisë dhe madje po vijon edhe në këto zgjedhje parlamentare, duke pasur në krah Fredi Belerin.
Ai i bëri thirrje edhe SPAK-ut që të hetojë masakrën e Peshkëpisë, pas së cilës tha se qëndron Beleri, teksa vuri në dukje se bashkë me juristët e tjerë do e ‘kopsisin’ dosjen e do ia dërgojnë Prokurorisë së Posaçme,që të zbardhin krimin terrorist, që nesër ka edhe përvjetorin (10 prill 1994), duke mbetur ende i pazbardhur.
Beqiri shprehet se Berisha ka ardhur në pushtet që në fillim me “dhrahmitë greke” dhe u ka shërbyer atyre duke dashur t’i jepte Jugun e Shqipërisë dhe tani mbron dhe kandidon Belerin, madje do që t’i japë Himarën.