Beqiri në Report Tv: Meta nuk përfaqëson unitetin e shqiptarëve, të shkarkohet! Ende me ‘kostumin’ e të parit të vendit dhe bën koalicione! Vendimi për Tahirin mistrecllëk

7 Shkurt 2022, 13:19

Avokati Idajet Beqiri tha për Report Tv se Ilir Meta ka shkelur rëndë kushtetutën, duke mos përfaqësuar unitetin e shqiptarëve që është edhe detyra e tij më themelore, ndërsa shtoi se meriton të shkarkohet.

Ai tha se shqiptarët ndihen të turpëruar dhe se de facto ne nuk e kemi presidentin. Avokati me tone të ashpra kujtoi koalicionin "Berisha-LSI",  duke thënë se është e papranueshme që Meta të bëjë veprime të tilla politike, në një kohë kur është ende “i veshur me kosutumin" e kryetarit të shtetit.