Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil

28 Janar, 19:41

Avokati Idajet Beqiri paralajmëroi dosje të tjera të nxehta për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, familjarët e tij dhe persona të tjerë në skandale dhe abuzime financiare të ngjashme me atë të aferës në dosjen “Partizani”.

Por duke mos dhënë detaje nga këto çështje për shkak edhe të sekretit, ai nënvizoi në emisionin “Studio Live’ të Report TV, se janë po aq të forta sa dosja që ndodhet në GJKKO. Beqiri foli edhe për denoncimin e radhës që i ka bërë Berishës në SPAK për çështjen e falsifikimit të datëlindjes, që nuk e ka deklaruar këtë ndryshim në formularin e Dekriminalizimit në dy raste. Sipas ligjit, ai sqaroi se duhet t’i hiqet mandati i deputetit nga KQZ.