Berat/ Çojnë të afërmin në spital duke harruar sobën e drurit ndezur, shkrumbohet shtëpia

24 Janar, 19:33

Burime të drejtorisë së MZSH në Bashkinë Berat bëjnë me dije se një banesë është përfshirë nga flakët dhe si pasojë është shkrumbuar e gjitha. Banesa ndodhet në lagjen periferike të qytetit të Beratit, Uznov. Kanë qenë fqinjët e lagjes të cilët kanë njoftuar repartin  MZSH sapo kanë parë flakët në banesë.